Deklaratat e Vulin, Serbia kundërpërgjigjet me notë proteste

Deklaratat e Vulin, Serbia kundërpërgjigjet me notë proteste

Serbia i ka dorëzuar një notë proteste ambasadorit të Shqipërisë në Beograd lidhur me “deklaratat gjatë mbledhjes së përbashkët të qeverive të Shqipërisë dhe Kosovës”. Ministria e Jashtme serbe ka ftuar sot ambasadorin e Shqipërisë në Serbi, Ilir Boçkën.

Deklaratat që nënkuptojnë bashkimin e Shqipërisë dhe Kosovës, si dhe krijimin e Shqipërisë së Madhe paraqesin arsye për shqetësim, si të Sebisë, ashtu edhe shteteve tjera të rajonit, të vendosura për ruajtjen e stabilitetit dhe intensifikimit të bashkëpunimit në rajon”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Jashtme të Serbisë.

Nota e protestës që Serbia i dërgon Tiranës pason një të ngjashme që iu dorëzua nga ditë më parë ambasadorit serb në Tiranë, pas deklaratave të ministrit të Mbrojtjes së Serbisë, Aleksandar Vullin, lidhur me mbledhjen e përbashkët të dy qeverive: asaj të Shqipërisë dhe të Kosovës.

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy