Silvana Aliu, drejtuese e opozitës dhe anëtare e këshillit bashkiak në Rrogozhinë ka denoncuar tek Xhadat mënyrën se si do të përzgjidhet kryetari i ri i bashkisë Rrogozhinë, pasi Edison Memolla u dënua nga Apeli i GJKKO-së për krim zgjedhor. Z.Silvana shprehet se opozita e ka bojkotuar këtë ditën e djeshme sepse këshili bashkiak ka njoftuar vetëm për prezantimin e zëvendëskryetarit, dhe nuk ka dy kandidat të cilët do të votohen nga këshilli, por ky është i vetmi. Kjo gjë atyre u duket e padrejtë sepse kryetari i ri po zgjidhet pa votë, edhe pse pas 45 ditësh me ligj do të shpallen zgjedhjet e parakohshme.
Pas kësaj anekse gazetari Ersidi Karaj u nis drejt mbledhjes së këshillit bashkiak i cili do zhvillohej në orën 11:00, sipas njoftimit zyrtar. Arritën në këshill dhe punonjësi i sigurisë i thotë gazetarit se nuk lejohesh brenda në mbledhjen e këshillit pa autorizim. Ersidi i tregon se vjen i autorizuar nga media dhe se mbledhjet e këshillit janë të hapura, por më sill dikë tjetër të bisedoj sepse nuk e njihni ligjin. Më pas del një punonjës i cili prezantohet se është nën kuadrin e kryetarit të këshillit, gazetari i thotë se dëshiron të ndjekë nga afër mbledhjen. Ai thotë patjetër, ne kemi vendin e posaçëm për mediat, por përse keni munguar tha, ku keni qenë herë të tjera. Erdhem sot i përgjigjet gazetari sepse do zgjidhet kryetari i ri. Më pas ora 11 kalon dhe aty në oborr afrohen disa persona të cilët bisedonin kokë më kokë, Ersidi Karaj i afrohet dhe i pyet se a jeni anëtarët e këshillit bashkiak? Përse nuk ka filluar mbledhja sepse ora ka kaluar. Ato shprehen se nuk janë anëtarë bashkiak dhe papritur njëri prej tyre i thotë gazetarit se mund ta ndjekësh online mbledhjen. Gazetari i thotë se ka ardhur ta shikojë nga afër. Pasi ora kalon 11 e 20 personat që po qendronin në oborr po largoheshin. Punonjësi i sigurisë njofton që mbledhja u anulua për shkak se nuk u mblodhën të gjithë anëtarët.
Ersidi Karaj telefonon kryetaren e opozitës, znj Silvana të cilën e pyet se kjo mbledhje dështojë, a keni një koment për këtë dhe përse dështojë si mbledhje. Zonja përgjigjet se kjo mbledhje u njoftua shumë urgjente dhe normalisht nuk ishte një proces i rregullt. Më tej ajo shprehet se zv.kryetari i ri, i cili do të zinte vendin e Edison Memollës është një njeri familjar i tij. Më tej ajo shprehet se për këtë çështje nuk është njoftuar më mbledhje këshilli, sepse kryetari u zgjodh dhe ai nga sot u vu në detyrë. (Edhe pse mbledhja pra nuk u bë). Atëherë s’kemi çfarë të themi veçse suksese kryetarit të ri Andi Proshka, i cili e mori këtë detyrë edhe pa këshill.
Gazetari Ersid Karaj lexon njoftimin e këshillit bashkiak Rrogozhinë për mbledhjen e cila është ende e postuar në faqen zyrtare, që duket sikur mbledhja u zhvillua, por në të vërtetë jo. Madje po të lexojmë më poshtë duket qartë që mbledhja do të bëhej thjeshtë prezantim sepse z.Andi Proshka ishte kandidati i vetë në garë dhe nuk do të zgjidhej me votim nga anëtarët e këshillit.
NJOFTIM
Të nderuar qytetarë !
Ju njoftojmë se ditën e Mërkurë (nesër) datë 11.02.2026 ora 11:00ºº, në sallën e mbledhjeve të Këshillit Bashkiak në katin e dytë, ish Bashkia Rrogozhinë zhvillohet mbledhja emergjente e Këshillit Bashkiak, me rendin e ditës si më poshtë :
1- Miratim i rendit të ditës.
2- Miratim i procesverbalit Nr.2, të mbledhjes së Këshillit Bashkiak datë 03.02.2026.
3- Njohje e Këshillit Bashkiak me përfundimin e parakohshëm të mandatit të Kryetarit të Bashkisë z. Edison Memolla, për shkak të dënimit penal me vendim të formës së prerë, në zbatim të nenit 62 të ligjit nr. 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore” i ndryshuar.
4- Njohje e Këshillit Bashkiak me ushtrimin e përkohshëm të funksioneve të Kryetarit të Bashkisë deri në zgjedhjen e kryetarit të ri nga zëvendëskryetari, z. Andi Proshka (zëvendëskryetar i vetëm) sipas pikës 5, neni 61 të ligjit nr.139/2015, “Për vetëqeverisjen vendore” i ndryshuar.
5- Njoftim i Këshillit të Ministrave nëpërmjet Prefektit të Qarkut Tiranë, për përfundimin e mandatit të kryetarit përpara afatit, sipas pikës 3, të nenit 61 të ligjit nr. 139/2015, “Për vetëqeverisjen vendore”, i ndryshuar.
6- Të ndryshme.
Ju faleminderit. Ju ftojmë të na ndiqni live.



