
Një bombul gazi ka shpërthyer rreth orës 11:10 në fshatin Fajza të Hasit, ku për pasojë janë dëmtuar nënë e bir, S.D. dhe U.D.
Në njoftimin e “bluve” thuhet:
Rreth orës 11:10, në një banesë në fshatin Fajza, Has, dyshohet se ka shpërthyer një bombul gazi që përdorej për gatim. Për pasojë, janë dëmtuar shtetasit S. D dhe U. D. (nënë e bir). Të dëmtuarit po marrin mjekim në spitalin e Kukësit dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”.



