Presidenti i SHBA, Joe Biden, do të anulojë deri në 10 mijë dollarë borxhe të kredive studentore për miliona amerikanë që fitojnë më pak se 125,000 dollarë çdo vit.
Shefi i Shtëpisë së Bardhë do të falë po ashtu 20 mijë dollarë borxhe për studentët Pell Grants, që aplikohet për ata që kanë nevojë më të madhe financiare. Pritet që presidenti amerikan të zbulojë detajet e planit të ri.
Rreth 43 milionë amerikanë i detyrohen një total prej 1.6 trilion dollarësh borxh federal studentor. Gati një e pesta i detyrohet më pak se 10 mijë dollarë.
“Administrata ime po njofton një plan për t'u dhënë mundësi familjeve punëtore dhe të klasës së mesme, ndërsa përgatiten të rifillojnë pagesat federale të kredisë studentore në janar 2023,” tha Biden në Twitter.



