Një krijesë misterioze "si alien" me katër gjymtyrë dhe një kafkë "zvarranike" është nxjerr nga uji në një plazh në Australi.
Burri nga Queensland, Alex Tan, mbeti i habitur kur pa mbetjet gjatë ecjes në plazhin Maroochydore në Bregun Sunshine, rreth 63 milje në veri të Brisbane, në fillim të kësaj jave.
Ai tha se hasi një krijesë jo shumë kohë pasi përmbytjet goditën zonën.

“Kam hasur në diçka të çuditshme. Kjo është si një nga ato gjëra që shihni kur njerëzit pretendojnë se kanë gjetur alienë”, tha ai në një postim në Instagram.
Krijesa ende e paidentifikuar ka katër gjymtyrë, një kafkë të ngjashme me zvarranikët dhe një bisht.

Njerëzit që iu përgjigjën postimit të zotit Tan sugjeruan se mbetjet mund të jenë ato të një foshnje kanguri.
"Jam i emocionuar të dëgjoj se çfarë do të ishte," tha Tan për news.com.au.




