Sondazhet e fundit që janë bërë në SHBA ende pa u shpallur zyrtarisht kandidatët për President të dy partive të mëdha po përvijojnë një duel mes Hillary Clinton-it dhe Donald Trump. Ai po udhëheq sondazhet në Iowa dhe New Hampshire. Dhe tani, për herë të parë, ai është favorit mes republikanëve edhe në sondazhin që po realizon rrjeti televiziv amerikan CNN. Ky sondazh sheh vetëm me 6 pikë avantazh ndaj Trumpit kandidaten demokrate Hillary Clinton, një ngushtim diference dramatik që nga korriku, kur ishte 16 pikë pas zonjës Clinton. Gjithsesi, Hillary Clinton shihet ende favorite në garën për Shtëpinë e Bardhë, duke paraprirë 4 kandidatë republikanë: Donald Trump, Scott Walker, Jeb Bush dhe Carly Fiorina.



