Pronari i laboratorit të drogës në Shkozë “hiqej” si biznesmen i plastikës

Pronari i laboratorit të drogës në Shkozë “hiqej” si biznesmen i plastikës

Policia e kryeqytetit ka dhënë detaje të reja në lidhje me laboratorin e drogës të gjetur këtë të premte në zonën e Shkozës.

Sipas njoftimit zyrtar, në pranga ka përfunduar shtetasi Hazbi Pardhoku, pronari i ambienteve që ndodheshin pranë ish uzinës Traktor. 

Pardhoku e justifikonte laboratorin e tij të drogës duke e “shitur” si biznes të prodhimit të plastikës.

Laboratori ishte në një tunel i cili është përshtatur me llampa për rritjen e bimeve narkotike.

Nga kontrolli i imtësishëm i zonës ku ishte informacioni u konstatua një ambjent i mbyllur në brendësi të tunelit i përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike.

Këto ambjente ishin në pronësi të shtetasit Hazbi Pardhokut.

Sipas policisë në këtë ambjent janë gjetur dhe sekuestruar një sasi e konsiderueshme kubikësh dhe lëndë e dyshuar narkotike e futur në qese (ende e pa peshuar). 

Nga shërbimet policore është bërë  shoqërimi i disa shtetasve dhe po vijojnë veprimet proçeduriale.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po ushtron kontrolle në banesat e shtetasve të dyshuar si dhe po punon për dokumentimin e plotë të saj dhe vënien para përgjegjësisë të autorëve të kësaj ngjarje.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy