
Bora ka zbardhur juglindjen e vendit në këtë fillim prilli. Reshjet e borës kanë filluar prej mesnatës së djeshme thuajse në gjithë qarkun e Korçës. Reshjet vijojnë ende të jenë prezent, por aktualisht intensiteti i tyre është i dobët.
Trashësia e borës në zonat fushore shkon nga 2-5 cm, ndërsa në zonat malore nga 10 -17 cm siç është edhe fshati turistik i Dardhës, Qafa e Qarrit etj.
Nuk raportohen probleme, por drejtuesve të mjeteve iu bëhet thirrje të tregohen të kujdesshëm për shkak të lagështisë se madhe në rruge. Firmat kontraktore ndodhen në terren duke punuar për mirëmbajtjen e rrugëve.
Gjithashtu si pasojë r dëborës është bllokuar edhe qarkullimi i automjeteve në Llogara.
Pjesa më problematike për qarkullimin është qafa e Llogarasë. Reshjet e dëborës kanë nisur mbrëmjen e kaluar.
Drejtuesit e automjeteve kanë qenë të papërgatitur pasi në këtë kohë nuk ka patur probleme me dëborën vitet e kaluara. Policia ndodhet në terren për normalizimin e situatës.



