Polonia merr presidencën e BE, në fokus Ukraina dhe zgjerimi i Ballkanit Perëndimor

Polonia merr presidencën e BE, në fokus Ukraina dhe zgjerimi i Ballkanit Perëndimor

Polonia nga sot ka marrë presidencën e Bashkimit Evropian.

Krahas prioriteteve si siguria e bllokut, ruajtja e kufijve të BE-së, energjia dhe migracioni, për Poloninë do të jetë në fokus edhe zgjerimi i Bashkimit Evropian.

Edhe Hungaria, e cila përmbylli kryesimin e saj në fund të vitit 2024, konsideron se ka arritur një sukses të konsiderueshëm në lidhje me ketë proces.

Pas gjashtë muajsh, Polonia do t’ia dorëzojë detyrën Danimarkës, e cila do të kryesojë bllokun evropian në gjysmën e dytë të vitit.

FibankPrioritetet e Varshavës për periudhën rrotullohen të gjitha rreth konceptit të sigurisë, në çdo kuptim të fjalës, nga e jashtme dhe e brendshme, te ekonomia, energjia, ushqimi dhe shëndeti.

Polonia synon gjithashtu të fokusohet në forcimin e konkurrencës së kompanive evropiane, veçanërisht në uljen e kostove të energjisë dhe uljen e burokracisë.

FN mirëpret zgjedhjen e këtyre temave prioritare, pasi ato kanë potencialin për të mbështetur dhe përmirësuar profesionin e infermierisë në BE dhe Evropë.

Në krye të Presidencës polake të BE-së është Izabela Leszczyna, Ministrja e Shëndetësisë e Polonisë, të cilën EFN e takoi në Gdansk në një konferencë kombëtare të nivelit të lartë mbi APN në maj 2024. Pika e nisjes do të jetë më 17 janar, me nisjen e Veprimit të Infermierisë BE-OBSH në Varshavë

Presidenca e Këshillit të Bashkimit Evropian bëhet me rotacion midis 27 shteteve anëtare një herë në gjashtë muaj ndërsa në vitin 2024 kryesuan Belgjika dhe Hungaria, Polonia dhe Danimarka marrin përgjegjësinë në 2025.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy