Zv/ministri i Bujqësisë, Roland Kristo pranon se midhjet në Butrint mund të jenë të infektuara me salmonelë, por garanton siguri nëse ato shiten në treg me certifikatë veternarie. Duke folur për TemA TV, Kristo shpjegon se procesi i prodhimit dhe tregtimit të midhjeve në Butrint kalon në një proces të rregullt deporimi.



