Banorët e fshatit Surroj gjithë jetën pa rrugë: Kemi dhënë besën, nuk dalim në votime (VIDEO)

Banorët e fshatit Surroj gjithë jetën pa rrugë: Kemi dhënë besën, nuk dalim në votime (VIDEO)

Katër fshatra të njësisë administrative Surroj në Kukës janë pa rrugë. Ata thonë se duhet vetëm 14 kilometër rrugë nga Kukësi deri në njësinë administrative Surroj dhe ngrehin shqetësimin se gjithë jetën e tyre kanë qenë pa rrugë të shtruar.

Emisioni “Fol” dhe ekipi i MCN TV u ndal me banorët e këtij fshati të cilët janë ngritur në protestë para bashkisë së Kukësit, për të kërkuar rrugë.

Ata thonë se vendi është ideal për bujtina dhe turizëm, por se pikërisht mungesa e rrugës i ka lënë si në mesjetë.

Banorët shprehen se i kanë dhënë besën njeri tjetrit që të mos dalin në zgjedhje për të votuar, pa u rregulluar rruga.

Kryetari i fshatit Çinamak thotë se Surroj është një zonë që ka vlera si për bujtina dhe për prodhime bujqësore dhe blegtorale, por se ka mbetur pas dore si të mos ekzistonte nga të gjitha qeveritë për 14 kilometër rrugë.

Nuk pati lekë shteti për ta sjellë rrugën në Surroj? Pandeli Majko na kërkoi votën në dy mandate për të na bërë rrugën.

Pandeli Majko nuk e bëri dot. 35 vite ikën dhe prapë jemi pa rrugë. Bashkia nuk e ka në plan.

Bashkia e çoji rrugën me asfalt mbas Gjalicës ku shkojnë kafshë dhe derra, por nuk ka fshatra.

Para dy vitesh erdhën dhe na thanë do bëjnë rrugën me asfalt dhe pa dallim e dhamë votat veç për rrugën.

Ishte kandidat Safet Gjici, më vonë ngeli në heshtje, se Safeti ra brenda.

Erdhi Pandeli Majko dhe kërkoi ndjesë dhe kërkoi një kafe të zezë se “jam turpëruar me ju, nuk ua bëmë rrugën”.

Atëherë u çuam të gjithë fshatrat e njësisë administrative Surroj dhe takuam prefektin e Kukësit.

Kryetari i bashkisë nuk doli, nxori nja katër persona dhe doli me formular se kushton 4 milionë euro.

Sipas bashkisë rruga kushton 4 milionë euro. E kanë parë disa herë dhe rruga mund të shkojë te 1 milion euro, jo 4 sa e fryjnë ata.

Çdo muaj i çojmë makinat në servis prej rrugës. I paguajmë të gjitha detyrimet dhe nuk marrim asnjë shërbim. Këtu ka zero investime nga shteti.

Fshati përballë është me rrugë e drita, neve jo. Fshati do braktiset, 70% kanë ikur. Kanë qenë 3500 banorë tani s’janë as gjysma.

Bëjnë rrugë atje ku kanë resortet e veta. Investimet i çojnë te fshati i deputetit dhe kryetarit të bashkisë.

Projektin e kanë bërë për interesin e vetë, po e çojnë atje ku ka stanet kryetari i bashkisë, do bëhet turizëm, e kanë çuar atje për interesat personale, Surrojin e ka lënë pa rrugë, ndërsa te stanet e kryetarit e kanë çuar.

Aty ku kanë gërmuar për minerale është tulipani që është zbuluar në Surroj. Kur ka defekte rrimë 2-3 ditë pa drita.

Vijnë për zgjedhje na gënjejnë dhe u japin votën. Por ne i kemi dhënë besën njeri tjetrit se nuk do dalim fare të votojmë.

Pa u rregulluar rruga, nuk kemi pse të dalim. Votimet bëhen për mirëqenie.

Pse të dalim, për të bërë deputetë ata? Nuk na intereson as e majta as e djathta.

Ndërsa një i ri shprehet se të moshatarët e tij kanë ikur në emigrim pikërisht prej rrugës së keqe, pasi po të bëhej investim situata do të ishte më ndryshe.

“Kryeministrit do i thoja, mbaj premtimet që të kthehen emigrantët dhe të investojnë për bujtina, erdha për të investuar dhe rruga është copë copë, çfarë shprese kemi ne, ne do ikim prapë se nuk ka rrugë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy