Reforma territoriale, Vask: U rritën kompetencat por jo financimet (VIDEO)

Reforma territoriale, Vask: U rritën kompetencat por jo financimet (VIDEO)

Ndërsa zgjedhjet lokale po afrojnë, ambasadorja Franceze në Shqipëri, Christina Vasak shpreh rezerva për reformën territoriale. Gjatë një aktiviteti në universitetin "Aleksandër Moisiu" në Durrës, nën kujdesin e rektores Kseanela Sotirofski, ambasadorja Vask u shpreh se pas ligjit të decentralizimit, pushteti lokal ka më shumë kompetenca, por kjo nuk është përkthyer në rritjen e financimit.

"Secili prej jush e mendon se sa të gjera dhe të larmishme janë sfidat për njësitë e qeverisjes vendore që prej ligjit të decentralizimit. Bëhet fjalë për një rritje të kompetencave, por pa shoqëruar me burimet e duhura financiare", tha ajo.

Një tjetër shqetësim që ngriti ambasadorja Vask ishte mungesa e fondeve të orientuara për trajnimin e punonjësve të bashkisë. Sa i përket luftës kundër korrupsionit, ambasadorja përmendi disa shifra.

"Përsa i përket luftës kundër korrupsionit, në vitin 2017 rreth 87% kanë patur detyrimin të bëjnë deklarimin e pasurisë së tyre. Për të përforcuar luftën kundër korrupsionit, një rrjet koordinatorësh vendorë është krijuar në 56 % të bashkive të vendit. Pothuajse në 1/4 të bashkive ka një person kontakti për luftën kundër korrupsionit. Një pjesë e mirë e bashkive ka marrë pjesë në një trajnim për luftën kundër korrupsionit. Tani çështja është për të hartuar politika për luftën kundër korrupsionit në nivel territorial".

Këto deklarata, ambasadorja Franceze i bëri gjatë një konference shkencore në universitetin "Aleksandër Moisiu", në qytetin e Durrësit.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy