Anomalitë e dhëmbëve/ Vërçani: Duhet të trajtohen në moshat e hershme

Anomalitë e dhëmbëve/ Vërçani: Duhet të trajtohen në moshat e hershme

Dentisti Gersi Vërçani tha në studion e emisionit “Zgjohu me MCN” se nofulla e dalë përpara duhet të trajtohet me doemos në moshat e hershme.

Po ashtu Vërçani tha se shumë prindër nuk janë të informuar se dhëmballa e para e përhershme nis të dalë në moshën 6-vjeçare dhe se për këtë arsye nuk bëjnë kujdesin e duhur duke krijuar devijime të buzëqeshjes. 

E mira do të ishte të trajtoheshin në mosha të hershme. Në moshat më të vona mund të bëjmë vetëm rregullim dentar, por pjesa e rritjes së kockave ka përfunduar në moshën 18-vjeçare.

Në moshën 6-vjecare del dhëmballa e parë e përhershme. Prindërit duhet ta dinë këtë . Shohim në praktikën klinike që prindërit nuk janë të informuar shpesh i quajnë si dhëmbët e qumështit nuk kanë kujdesin e duhur dhe nuk trajtohen dhe shkojnë deri në heqje. Shohim pacientë që i kanë hequr këtë dhëmballë dhe krijohet devijim i buzëqeshjes në njërin nga krahët.

Pjesa e nofullës së dalë përpara duhet me doemos të trajtohet në moshat e hershme sepse për këto mosha ne kemi aparate funksionale. Janë disa lloje aparatesh. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy