
Sekretari i Shtetit në Ministrinë e Drejtësisë të Gjermanisë, Christian Lange deklaron se procesi i Vetingut ka shumë rëndësi për vendimin e qeverisë gjermane. Duke lënë të kuptohet se vendimi nuk është marrë akoma, Lange theksoi se BE do të vendosë për çeljen e negociatave në mënyrë unanime.



