Preçi: Fasha e energjisë prek 16-20% të konsumatorëve, kriza që po vuajmë është ajo e menaxhimit (VIDEO)

Preçi: Fasha e energjisë prek 16-20% të konsumatorëve, kriza që po vuajmë është ajo e menaxhimit (VIDEO)

Eksperti i ekonomisë, Zef Preçi në një lidhje skype me studion e lajmeve në MCN Live teksa ka komentuar lidhur me paketën e ndihmës së qeverisë për të cilën e tha se janë 14 mijë përfitues.

Ai tha se 500-600 mijë shqiptarë janë në kufijtë e varfërisë dhe ata që përfitojnë më shumë janë ndërtuesit.

Sai përket fashës së energjisë elektrike nga 1 tetori, Preci deklaroi se vendosja e fashës prek 16-20% të konsumatorëve, ndërsa e cilësoi si një masë që var shpresën e qeverisë pr kursim.

Vazhdon pjesa e propagandës më shumë se ajo realja. Të mbledhurat më shumë në buxhetin e 2022 praktikisht pjesa që u kthehet qytetarëve është shumë e vogël. Më shumë përfitojnë ndërtuesit sepse u bien fitimet se sa përfitojnë shtresat në nevojë. 500-600 mijë shqiptarë janë në kufijtë e varfërisë. Familja janë pjesa më e madhe të ardhurat e të cilave shkojnë drejt ushqimeve bazë, në këtë kuptim energjia elektrike është një element i domosdoshëm jo vetëm për ndriçim por dhe për gatim e ngrohje, çka do të thotë që vendosja e fashës do të tkurr klasën e mesme. E quaj të mundshme për tu bërë, por vendosja e fashës prek 16-20% të konsumatorëve. Është një masë që var shpresën e tek kursimet, tek presioni mbi konsumatorin. Në këtë kuptim varja e shpresës nga qeveria tek imponimi i kursimit tek qytetarët tek shtresa e mesme në vlerësimin tim nuk është vetëm kjo. Për të shtuar të ardhurat kompania shpërndarjes kështu ka vepruar edhe më herët bënin faturime nga zyra dhe për rrjedhojë shtonin të ardhurat në arkën e kompanisë.

Më tej ai shprehu keqardhje që diçka që qeveria e kishte atemuar me të drejtë, por kjo nuk është bërë edhe pse u promovua me të madhe, çka do të thotë se ka një fokusim tek propaganda.

Shpreh keqardhjen edhe se kompania shpërndarjes i fokuson të ardhurat e veta mbi KESH, kjo kompani vazhdon të kryejë shërbime të padobishme, mbajtjen e një numri të madh të stafit ku bëjnë pjesë një numër i madh patronazhistësh dhe ne po vuajmë më shumë krizën e menaxhimit. Nuk është marrë asnjë masë, siç janë dhe ato fotovoltaiket. Qeveria ka detyrë jo të bëjë një shpërndarje, ne vuajmë akoma ndërhyrjet siç janë bordet, praktikisht janë ndërhyrje arbitrare në forcën e tregut. Ka rrezik të futemi në një rreth vicioz sa i përket borxhit.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy