Në festën e fëmijëve hapen çerdhet dhe kopshtet

Në festën e fëmijëve hapen çerdhet dhe kopshtet

1 qershori i këtij viti nuk është vetëm Dita e Fëmijëve, por edhe dita kur fëmijët e vegjël do të shkojnë në kopshte dhe çerdhe, pas më shumë se dy muaj të mbyllur në shtëpi. Autoritet përkatëse të arsimit kanë  bërë me dije se ambientet e kopshteve dhe çerdheve janë dezinfektuar dhe do të funksionojnë nën rregulla të rrepta sigurie.

Ministria e Shëndetësisë ka miratuar udhëzimet për mënyrën si do të funksionojnë çerdhet dhe kopshtet.

Fëmijët do shkojnë e do kthehen nga çerdhja apo kopshti në një orar të përcaktuar sipas një grafiku, do t’i matet temperatura dhe do të shoqërohen brenda nga edukatoret.

Ministria kërkon ruajtjen e distancës 1,5 metra, vendosjen e solucioneve higjenizuese dhe pastrime të vazhdueshme të ambjenteve dhe lodrave. Fëmijët do të ndahen në grupe dhe do të qëndrojnë çdo ditë me të njëjtën edukatore, pa u takuar me grupet e tjera të fëmijve as gjatë pushimit.

Prindërit që duan të çojnë fëmijët në çerdhe apo kopësht duhet të nënshkruajnë rregulloren.

Me hapjen e kopshteve dhe çerdheve, do të hapen edhe parqet dhe këndet e lojërave.

Po sot, të gjithë qytetarët shqiptarë mund të lëvizin pa asnjë kufizim pas disa muajve të izoluar për shkak të pandemisë COVID-19.

Nga sot, nuk do të ketë më zona të kuqe apo të gjelbra, që përkthehet në liri-dalje pa kufizime orari.

Për qytetarët dhe bizneset nuk do të ketë më kufizime, duke mos i ndarë më qytetet në zona të kuqe dhe të gjelbërta, që do të thotë se qytetarët mund të lëvizin lirshëm edhe nga një qytet në tjetrin.

Do të rihapen kufijtë tokësorë pa detyrim karantinimi, përveç rasteve kur kjo do të vendoset nga autoritetet shëndetësore, nëse personat që hyjnë në Shqipëri do të vijnë nga shtete që kanë konfirmuar numër të madh të infektuarish.

Plazhi fillon sot për hotelet, ndërsa duhet pritur data 6 qershor që plazhet të jenë të hapura për të gjithë qytetarët.

Gjithashtu duke filluar nga dita e sotme do të rifillojnë aktivitetin e tyre edhe palestrat, qendrat e internetit, kurset profesionale ose edukative dhe konkurset e punësimit.

Pas një pushimi më shumë se zakonisht do të rikthehen edhe kampionatet e futbollit, por këtë herë pa spektatorë, për të mos rrezikuar një vaklë të dytë infeksionesh.

Ende nuk ka një datë për rifillimin e transportit publik, por kryeministri Rama ka deklaruar se po hartohet një plan për rifillimin e këtij aktiviteti.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy