Erdhi nga Vlora në Tiranë për të kryer vrasje, MCN zbardh dëshminë e Begajt para hetuesve

Erdhi nga Vlora në Tiranë për të kryer vrasje, MCN zbardh dëshminë e Begajt para hetuesve

Prokuroria ka kërkuar “arrest me burg” për Niko Begajn. Begaj erdhi nga Vlora në Tiranë për të kryer vrasje.

MCN TV ka zbardhur dëshminë e Begajt para hetuesve, ku ai është shprehur: “Jam i tronditur piskologjikisht, s’mund të them kë do vrisja. Do flas në një moment të dytë”.

Masa e sigursë për Begajn do të vendoset të shtunën në Gjykatën Penale Tiranë.

Në njoftimin e Policisë së Shtetit pak ditë më parë thuhej: "Finalizohet nga Sektori i Forcës së Posaçme “Shqiponja” dhe Komisariati i Policisë Nr. 3, operacioni policor i koduar "Walker".  Lëvizte me armë zjarri pistoletë me fishek në fole, gati për qitje, arrestohet në flagrancë 44-vjeçari.   Sekuestrohen arma e zjarrit pistoletë, municioni luftarak, një mjet identifikimi i dyshuar i falsifikuar, 6230 euro, si dhe sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë, që iu gjetën 44-vjeçarit, gjatë kontrollit fizik.  Shërbimet e Sektorit të Forcës së Posaçme "Shqiponja", në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 3, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e rasteve të armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në informacionet e siguruara përmes inteligjencës policore për një shtetas që lëvizte i armatosur në Rrugën e Barrikadave, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Walker”.   
Si rezultat i këtij operacioni u arrestua në flagrancë shtetasi N. B., 44 vjeç, banues në Vlorë. Gjatë operacionit, në Rrugën e Barrikadave, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar dhe ndaluar shtetasin N. B. Gjatë kontrollit fizik, atij i janë gjetur dhe sekuestruar, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë me fishek në fole gati për qitje, me krehër dhe municion luftarak, një mjet identifikimi i dyshuar i falsifikuar, 6230 euro, si dhe sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë.  Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale".

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy