
Teksa foli për faktet se ku i gjen fondet për fushatën elektorale të PD-së, Sali Berisha, tha në “Të Paekspozuarit” në MCN tv, se fondet së fundmi do të bëhen transparente.
Sipas tij ata po bëjnë një fushatë jo fort të kushtueshme dhe se nuk duhet dëgjuar se çfarë thotë Enkelejd Alibeaj përkitazi me sallat se ku mbahen fushatat nëpër qytetet e vendit, sepse ato janë falas për të gjithë.
Fondet do ti bëj transparente normalisht. Fushata jonë nuk është e kushtueshme. Vetëm billbordet janë të kushtueshme, të blesh ato është e kushtueshme. Po bëjmë një fushatë solide.
Vetëm stadiumi ka kushtuar, është kontrata me kompaninë mund të shohin kush të dojë çmimi.
Sallat nëpër bashkitë e vendit janë falas, bashkitë nuk kërkojnë leke, jo vetëm mua, por këshillat bashkiak nuk kanë caktuar çmime për sallat, sikur të kishin caktuar çmime normalisht do të ja jepnim. Ata nuk po bëjnë favore për mua, nuk ka vendime kundrejt asnjë pagese, kështu që mos e dëgjoni Alibeaj se çfarë thotë, ai thotë ato që i thotë Rama.



