Tirana dhe asnjë qytet tjetër i Shqipërisë nuk kanë 24 orë ujë të pijshëm. Artan Trebicka, biolog, tha në studion e MCN se një ndër problemet më të mëdha që duhet të marrë zgjidhje është shpërdorimi i ujit dhe degradimi i rrjetit shpërndarës.

Është çështje administrimi, por edhe çështje edukimi. Ne e shpërdorojmë ujin, nuk kemi kulturën e administrimit dhe kursimit të ujit. P.sh te pallati im rridhte uji, erdhi ujësjellësi, 1 punonte, 10 rrinin dhe përfundimisht nuk u zgjidh. Duhet të kemi kulturën që gjërat t’i bëjmë jo sot për sot, por sot për 20 vjet. Në rrjet rreth 50% e ujit humbet. Ujësjellësi i Selitës ka turbinë për energji elektrike. Pse nuk vënë një turbinë në Bovillë që me paratë që dalin nga shitja e energjisë elektrike të rivitalizohet rrjeti.

Një pompë për gjithë shkallën. Vihen 10 pompa, kur mjafton një. Kemi një shpërdorim të madh. Para se të shkosh te FSH, ka një çarje ku rrjedh ujë prej 4 muajsh. Kalojnë ndonjëherë aty ata që marrin rrogën për atë punë? Unë kam kaluar aty dhe nuk kam denoncuar gjë. Por ata që kanë dyqanet aty, nuk e di si e durojnë erën e keqe. Aq më keq nëse aty kalon një tub i ujit të pijshëm.

Trebicka u ndal më te keqmenaxhimi i ujërave të zeza.

Në Tiranë ka një skandal të madh. Ujërat e zeza janë të hapura, janë në Lanë. Lana është një park, ku nuk shkon askush. Kjo sepse uji është i ndotur. Po të ishte me ujë të pastër, nuk do të shkonte njeri te liqeni.

Duhet kontroll mbi depozitat. Ato janë të pakontrolluara. Janë grumbulluar aty mbeturina, janë fermentuar.