Emigrantët ilegalë shqiptarë po përdorin kopje të pasaportave të teknologjisë së lartë për të hyrë në Britani, ka zbuluar një investigim i medias “The Sun”.
Ekspertët që punojnë për bandat e trafikimit po kopjojnë çipa biometrike në dokumente reale.
Vajza I.D., e përdorur nga bandat për të nxitur mashtrimin, u thotë 239,700 ndjekësve të saj se si të "hapin llogari bankare false, pasaporta, ID dhe leje drejtimi".
Investiguesit të “The Sun” iu ofrua një paketë, pasaportë dhe leje drejtimi false, për 2600 paund, duke reduktuar tarifën që duhet për kalimin në Kanalin e La Manshit. Shqiptarëve u ndalohet hyrja pa viza në Mbretërinë e Bashkuar, por mund të hyjnë si turistë, për biznes, apo duke përdorur pasaporta të vendeve të BE.
Media britanike publikoi një video ku shihet se si trafikantët kanë prodhuar një pasaportë greke, me të dhëna biometrike. E reja shqiptare I.D., reklamon falsifikimet në TikTok dhe tregon jetën e saj të begatë në Britaninë e Madhe. I. D., e përdorur nga bandat për të nxitur mashtrimin, u thotë 239,700 ndjekësve të saj se si të "hapin llogari bankare false, pasaporta, ID dhe leje drejtimi".
Këto zhvillime vijnë ndërkohë që kryeministri britanik Rishi Sunak dhe Presidenti Francez Emmanuel Macron, po rregullojnë marrëveshjen mes tyre për të goditur kalimet nga La Manshi. Por një burim shqiptar tha për “The Sun”: “Bandat janë gjithmonë një hap përpara. "Biznesi i pasaportave të rreme po lulëzon sepse ato janë kopje të sakta të gjësë së vërtetë dhe i lejojnë migrantët të shmangin rrezikun e kalimit dhe mjerimit të kampeve në Mbretërinë e Bashkuar."
Emigrantët ilegalë po shmangin aeroportet e Londrës ku kontrollet kufitare janë më të rrepta, duke zgjedhur qendra më të vogla si Glasgow, Birmingham dhe Mançester. Investiguesi i “The Sun” kontaktoi përmes “WhatsApp” me trafikantët, të cilët i thanë: “Pasaporta, plus ID, plus patentë shoferi është 3000 Euro (2,618 £). Investiguesit iua tha të paguante një depozitë në Tiranë, pasi të merrnin nga ai të dhënat biometrike dhe shenjat e gishtërinjve. Të pyetur nëse falsifikimet ishin përdorur tashmë me sukses për të hyrë në Britani, ata u përgjigjën: “Po, kryesisht me pasaportë bullgare”. “The Sun” raporton se të dhënat e hetimit i janë dorëzuar Home Office për hetimin e mëtejshëm të skemës.



