Nano: Basha-Berisha janë ndarë përfundimisht, Luli se mund dot Ramën

Nano: Basha-Berisha janë ndarë përfundimisht, Luli se mund dot Ramën

Një natë më parë Basha deklaroi se koha e Sali Berishës ka mbaruar. Lidhur me këtë analisti dhe gazetari Mustafa Nano nga studio e lajmeve në MCN  deklaroi se kjo frazë vërteton dhe njëherë se kjo dyshe është ndarë njëherë e mirë.

Është e qartë përfundimisht që Basha dhe Berisha janë ndarë njëherë e mirë dhe këtë konfirmon me këtë frazë. Unë kam pritur që Basha ta bënte këtë më herët, por që e bën tani nuk më pëlqen. Ky thotë se do e largojmë Berishën se nuk e duan amerikanët dhe pastaj se Berisha është legjenda, ky është motivacion prej skuthi.

Ndërsa lidhur me painteresimin e treguar nga Basha për zgjedhje të pjesshme lokale, Nano tha se në këto momente PD është e përçarë, dhe se Basha duhet të përpiqet të mbajë partinë demokratike edhe pse sipas tij ai nuk mund ta mundi dot Ramën.

Se di nëse Basha është i painteresuar, por në këto momente PD është e përçarë, Berisha do krijojë një parti tjetër sepse PD se merr dot, por përsëris që Basha duhet të përpiqet të mbajë partinë demokratike por ai nuk mund ta mundi dot Ramën. E gjithë kjo që po ndodh shkon në favor të Ramës, ai ishte goxha i fortë sa i ka futur frikën dhe me këto gjëra që po ndodhin po e forcojnë edhe më shumë. Rama ka lindur me këmishë në këtë histori sepse vazhdimisht kanë lindur gjëra që e kanë forcuar fuqinë e tij.

Intervista

1.Është e dukshme qe zoti Berisha po merr mbështetje në bazë, por edhe në grupin e deputetëve. Megjithatë zoti Basha po mban një qëndrim injorues ndaj zhvillimeve të brendshme. A duhet që dhe zoti Basha të zbresë në bazë dhe të flasë me demokratët. Së fundmi edhe Berisha e ftoi në debat.

Duket se Berisha në terren ka më shumë mbështetës është një gjë që e mendojnë shumë vetë. Ndërkohë që vetë votuesit demokrat janë shumë më shumë se ata që Berisha mbledh në foltore. Nuk është shenjë ajo por pres prova dhe fakte të tjera. Ndërsa lidhur me qëndrimin që mban Basha ka të bëjë se ai mendon se po të dal dhe unë PD do të përçahet, por në fakt PD është përçarë. Në këtë kuptim Basha duhet të synojë të mbajë bashkë njerëzit që i kanë mbetur. Partinë Demokratike atij nuk mendoj se mund t’ja marrë njeri dje vetë Berisha ka votuar për Bashën në zgjedhjet që sapo kaluam. PD s’ja merr njeri mbetet alternativa që Berisha dhe të tijët të krijojnë një tjetër parti, por atë nuk e merr dot. Vulën e ka Basha se merr dot Berisha. Çështja do shkoj në gjykatë dhe gjykata do i japë të drejtë Lul Bashës. Kështu që se di me çfarë logjike do bëhet ky kuvend dhe me çfarë logjike do pushtohet ky institucion. Janë të njëjët berishian që po gënjehen dhe njëherë në këto 30 vite.

2.Nga ana tjetër zoti Basha duket i painteresuar për zgjedhje te pjesshme lokale. Ju besoni se zoti Meta do dekretojë një datë për zgjedhje të pjesshme?

Se di nëse Basha është i painteresuar, por në këto momente PD është e përçarë, Berisha do krijojë një parti tjetër sepse PD se merr dot, por përsëris që Basha duhet të përpiqet të mbajë partinë demokratike por ai nuk mund ta mundi dot Ramën. E gjithë kjo që po ndodh shkon në favor të Ramës, ai ishte goxha i fortë sa i ka futur frikën dhe me këto gjëra që po ndodhin po e forcojnë edhe më shumë. Rama ka lindur me këmishë në këtë histori sepse vazhdimisht kanë lindur gjëra që e kanë forcuar fuqinë e tij.

3.Sot në Komisionin e Ekonomisë zoti Braçe kritikoi qeverinë për kontratat koncesionare në shëndetësi si jo efektive. A është korrekte që zoti Braçe të flasë tani  për kontrata që janë përfolur edhe më herët si klienteliste?

Korrekte është gjithmonë do isha me idenë që njerëz të tillë përpara se të bëjnë kritika të tilla ti bëjë së pari duke kërkuar falje. Braçe ka qenë kritik, është një socialist atipik, por kontrata koncensionare do ishte mirë ti kishte qortuar dhe do duhet ta kishte bërë që më herët. Ka bërë thjesht një kritik por duhet të kishte folur pak më qartë.

4.Dua t'ju kërkoj edhe një koment për ngritjen e Akademisë së Barinjve që propozoi ministrja e Bujqësisë.

Emërtimi sapo e dëgjon është një oksimoron. Mund të gjenin një emër tjetër. Nuk di jam i painformuar në këtë fushë. Nëse ka shkolla ku marrin atë profesion dhe ky emërtim është pak qesharak dhe unë i bashkohem asaj gallate në rrjetet sociale. Akademia e barinjve kërcet e gjitha.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy