Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi iu ka bërë thirre socialistëve të largohen nga PS, që sipas saj është e lidhur me krimin. Nga Berati në një takim me bazën, Kryemadh tha se socialistët janë po aq të rrezikuar sa çdo qytetar shqiptar, ndërsa tha se LSI i ka dyert e hapura.
“Socialistët të shkëputen nga lidhjet monstruoze të PS me krimin. Socialistët nuk i lidh asgjë me krimin. Socialistët të shkëputen nga monstra kriminale që e ka lënë Shqipërinë peng të krimit. Ata janë po aq të rrezikuar sa çdo qytetar shqiptar. LSI të hapi dyert për socialistët që ndihen të braktisur nga Rilindja e Krimit”, deklaroi Kryemadhi.



