Një shtetase e huaj, rreth 30-vjeçe është gjetur pa shenja jete në banesën që kishte marrë me qira në rrugën “Gjon Muzaka” në Tiranë.
Gjatë këqyrjes paraprake të trupit janë konstatuar plagë që dyshohet se janë shkaktuar me mjet prerës.
Trupi i pajetë do t’i nënshtrohet ekspertizës mjekoligjore. Grupi hetimor po punon për identifikimin e kësaj shtetaseje, sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.



