
Po, unë jam një përbindësh dhe jam 100% i sigurt se kjo nuk do të kishte ndodhur nëse do të kisha kokën në rregullt.
Këto janë fjalët e 48-vjeçarit Taberon Honie, i cili do të ekzekutohet mesnatën e së enjtes me injeksion vdekjeprurës. Ky do të jetë ekzekutimi i parë në Utah në 14 vjet.
Honie ka qenë i dënuar me vdekje për më shumë se njëzet e pesë vjet, pasi u shpall fajtor për përdhunimin dhe vrasjen e Claudia Benn, 48 vjeç, nënën e ish-të dashurës së tij, vrasje e ndodhur në vitin 1998.
Në Utah, ekzekutimet janë një ngjarje e rrallë. Hera e fundit ishte në vitin 2010 kur Ronnie Lee Gardner u ekzekutua me pushkatim.
Dënimi i Honie do të kryhet në burgun e Salt Lake City dhe do të jetë ekzekutimi i trembëdhjetë në Shtetet e Bashkuara në 2024.



