
Shtatë deputetë kanë dhënë dorëheqjen nga Partia Laburiste për të protestuar ndaj qasjes së Jeremy Corbyn ndaj Brexit dhe antisemitizmit.
Ata janë, Chuka Umunna, Luciana Berger, Chris Leslie, Angela Smith, Mike Gapes, Gavin Shuker dhe Ann Coffey.
Berger tha se Laboristët ishin institucionalisht anti-semitë dhe ajo ishte "e zënë ngushtë dhe e turpëruar" për këtë qëndrim.
Corbyn tha se ishte "i zhgënjyer" nga deputetët që ishin ndier të paaftë për të vazhduar punën për politikat që "frymëzuan miliona njerëz" në zgjedhjet e vitit 2017.
Zëvendëskryetari Laburist Tom Watson, në një video mesazh në "Facebook", i kërkoi "të majtës që është në vështirë" të ndalonte festimin e largimit të shtatë deputetëve, duke thënë se ishte "një moment keqardhje dhe reflektim e jo për një gjendje zemërimi ose një ton tronditjeje".
Shtatë deputetët, të cilët të gjithë mbështesin një referendum të mëtejshëm për vazhdimin në BE, nuk do formojnë një parti të re politike ata do të ulen në Parlament si Grupi i Pavarur, shkruan BBC.
Por Chuka Umunna tha se ata kishin "ndërmarrë hapin e parë" dhe u kërkoi deputetëve të tjerë Laburist dhe anëtarëve të partive të tjera t'u bashkoheshin atyre në "ndërtimin e një politike të re".

Ai tha se nuk do të kishte "asnjë bashkim" me Liberal Demokratët, të cilët kanë 11 deputetë dhe grupi donte të "ndërtonte një alternativë të re".
Grupi kundërshtoi krahasimet me SDP - i cili u shkëput nga Partia Laburiste në fillim të viteve 1980, por përfundimisht u bashkua me Partinë Liberale duke thënë se ishte një epokë tjetër dhe ata nuk do të kundërshtonin zgjedhjet e parakohshme.
Berger tha se Partia Laburiste ishte bërë “institucionalisht anti-semitiste”, duke shtuar se ajo ndjehet “e turpëruar” me qëndrimin në parti.
Leslie, nga ana e tij, tha se partia ishte “plaçkitur nga politikat makinerike të të majtës së ashpër”.
Shuker po ashtu tha se partitë politike të vendit ishin “të thyera” dhe se kishte “një mungesë të plotë të lidershipit” kur vendi më së shumti kishte nevojë.
“Partia Laburiste i ka kthyer shpinën publikut britanik, shpresave dhe ambicieve të tyre”, shtoi ai.
Ndërkohë, Gapes tha se ishte “i zemëruar dhe i sëmurë” nga anti-semitizmi i dyshuar brenda partisë dhe se udhëheqja e laburistëve po lehtësonte largimin e Mbretërisë së Bashkuar nga Bashkimi Evropian (BE).
Për largimin e deputetëve ka reaguar edhe ish-lideri Ed Miliband dhe kryebashkiaku i Londrës Sadiq Khan, të cilët shprehën shqetësimin e tyre për këtë lëvizje, me Khan që ka thënë në Facebook se shtatë deputetët ishin miq të tij, por ai nuk do të bashkohej me grupin e tyre të ri dhe ishte një " ditë disi të trishtuar ".
Rryma e dorëheqjeve sjell numrin e përgjithshëm të vendeve të mbajtura nga partia kryesore opozitare deri në 249 nga 256, me këtë duke rritur numrin e përgjithshëm të deputetëve të pavarur në parlament në 15.



