
Presidenti amerikan Joe Biden ka risjellë edhe një herë në vëmendje sulmin ndaj Capitol Hill më 6 janar 2021 gjatë një konference.
Udhëheqësi i Shtëpisë së Bardhë foli për 'ferrin mesjetar' që u zhvillua atë ditë dhe shtoi se Trump s’bëri asgjë për ta ndaluar atë ngjarje dhe se atij i mungonte guximi për të vepruar.
Policëve të guximshëm për tre orë iu desh të përballeshin me atë ferr mesjetar, të rrethuar nga masakra, ballë për ballë me turmën e çmendur që besonte gënjeshtrat e presidentit të mundur.
Për tre orë, ish-presidenti i mposhtur i SHBA-së i dëshmoi të gjitha këto ndërsa ishte ulur në komoditetin e dhomës private të ngrënies pranë Zyrës Ovale.



