Ish-anëtari i KPA kërkon pafajësi në Apelin e Posaçëm

Ish-anëtari i KPA kërkon pafajësi në Apelin e Posaçëm

Ish-anëtari i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, Luan Daci ka kërkuar pafajësi në Gjykatën e Apelit. Në seancën e zhvilluar ditën e sotme, Daci paraqiti konkluzionet e mbrojtës, ku kërkuan pafajësi për akuzën e ngritur nga SPAK, atë të falsifikimit të dokumenteve.

Sipas palës mbrojtëse, ish-gjyqtari i KPA nuk ka kryer një vepër penale. Seanca është shtyrë për në datën 5 shkurt, pasi prokurorët kërkuan kohë për t’u përgatitur. Prokuroria kishte kërkuar 1 vit heqje lirie për Dacin, por gjykata konvertoi dënimin në 12 muaj provë nën akuzën për falsifikim dokumentesh.

Sipas SPAK gjatë aplikimit për t’u bërë pjesë e KPA, Daci kishte fshehur faktin se ndaj tij KLD kishte vendosur masë disiplinore në vitin 1997 çka mund të përbënte shkak për të mos u emëruar në organet e vetingut.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy