Gazetarja Valbona Sulçe foli në emisionin “Arnautistan” mbi seksizmin në mediat shqiptare, dhe ndryshimet në ligjin e mediave audio-vizive.
Ndër të tjera Sulçe tha se nga një monitorim i mediave në vitin 2021 u vu re një disbalancë mes grave dhe burrave në panelet e talk show-t, që dominohen nga këta të fundit.
Do ta përkufizoja seksizmin siç do shprehje, gjest, sjellje, i cili mbështet idenë se njëra nga gjinitë mbizotron mbi tjetrin. Bëhet edhe ndaj burrave, por në masë të madhe bëhet ndaj grave, për shkak të shoqërive patriarkale dhe të drejtave të vonuara që u janë dhënë grave. BE ka përcaktuar një mekanizëm ligjor ku mediat audiovizive e kanë të ndaluar të promovojnë sjellje të tilla. Amendimet janë miratuar në 13 në prill të 2023. Operatorët audio-vizivë duhet të marrin masa që ato sjellje të mos shfaqen, kur shfaqen të hiqen dhe të mbahet një qëndrim. Për të ardhur te ligji është bërë një punë e madhe. Bën një monitorim të medias në vitin 2021, dhe konstatuam që në programet që shihen më së shumti, e para ka një mospjesëmarrje të grave dhe vajzave në talk show, dhe kjo është seksizëm. Ka disbalancë në panele, duke e bërë të padukshme gjysmën e popullsisë, për tema si politikë dhe ekonomi. Ka gra, na duhet pak më shumë vullnet për t’i bërë të dukshme gratë që shkëlqejnë”.
Sulçe tha se në mediat shqiptare ka seksualizim dhe objektifikim të grave në ekran, ku figura e grave shihet thjesht si një objekt estetik për të kënaqur sytë.



