PD kërkesë Prokurorisë: Verifikoni kryebashkiakun e Vorës, Kajmaku  për TemA TV: Nuk jam dënuar asnjëherë (VIDEO)

PD kërkesë Prokurorisë: Verifikoni kryebashkiakun e Vorës, Kajmaku për TemA TV: Nuk jam dënuar asnjëherë (VIDEO)

Sipas Partisë Demokratike, një tjetër kryebashkiak është subjekt i ligjit të dekriminalizimit. Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi ka firmosur një kërkesë ku i kërkon prokurorisë verifikimin për Agim Kajmakun, kryebashkiak të Vorës.

 “Ai dyshohet se ka qenë i arrestuar/ndaluar në Greqi dhe, më pas, ndaj tij është marrë masa e dënimit dhe dëbimit nga autoritetet përgjegjëse greke.” , thuhet në kërkesën e Sekretarit të Përgjithshëm të PD.

Ndër të tjera, theksohet fakti se për 12 vjet me radhë, Agim Kajmaku nuk ka udhëtuar në Greqi, megjithëse ka jetuar aty disa vjet me një emër tjetër.

“Në Formularin e Vetëdeklarimit shtetasi Agim Kajmaku alias Jorgo Toro ka deklarur se ka jetuar për 5 vite në Greqi. Nga verifikimi i të dhënave të sistemit TIMS rezulton se shtetasi Agim Kajmaku alias Jorgo Toro nga periudha 2004 – 2016 nuk ka udhëtuar në asnjë rast të vetëm në drejtim të Greqisë, çka përbën një indicie për saktësinë e të dhënave të bëra publike më parë.”, argumenton PD në kërkesën për verifikimin e figurës së Agim Kajmakut, që mban.

Njësoj si në rastin e Valdrin Pjetrit, per te cilin prokuroria nuk ka akoma një përgjigje, PD e ka shoqëruar kërkesën e saj me 500 firma qytetarësh.

“Nisur nga interesi i lartë publik që paraqet kjo çështje, Partia Demokratike e Shqipërisë pret një verifikim dhe reagim institucional të shpejtë nga ana e Prokurorisë së Përgjithshme, me synimin që të arrihet qëllimin primar që ka ligji i dekriminalizimit. Konkretisht, qëllimi i ligjit është të garantojë besimin e publikut në funksionimin e organeve të zgjedhura shtetërore, nëpërmjet pengimit të zgjedhjes ose emërimit në to të personave, të cilët janë dënuar për kryerjen të krimeve”, thuhet në kërkesën e firmosur nga Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi.

Në një reagim për TemATv, krybashkiaku Kajmaku, mohon të jetë dënuar ndonjëherë në shetin helen, dhe se këto pretendime do të përfundojnë në Gjykatë.

“Sapo jam njohur me një tekst letre të publikuar nga PD ku pretendohet se unë jam dënuar dhe dëbuar nga shteti grek. Me përgjegjesi ligjore dhe bindje morale, deklaroj se nuk jam dënuar dhe as jam dëbuar asnjëherë nga ndonjë shtet i BE, as nga Greqia. Ndërkohë që për vite të tëra kam qenë udhëtues i shpeshtë dhe korrekt në shumë vende të BE, për llogari të biznesit tim familjar. Autorët dhe akuzuesit publikë që shpifin ndaj personit tim, për një qëllim të vetëm, atë të ndotjes politike të kundërshtarit, do të vihen përballë drejtësisë dhe detyrimit të gjetjes së provave të pretenduara. Por ju drejtohem së të paqenën nuk mund ta pretendosh si të ndodhur”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy