
Shpërthimi i vullkanit Agung ka detyruar banorët e ishullit Bali të Indonezisë të evakuohen. 100 000 banorë të zonave pranë vullkanit janë evakuuar, ndërsa mijëra turistë kanë mbetur të bllokuar atje për shkak të anulimit të fluturimeve.
Nga krateri i vullkanit, pluhuri është ngritur deri në 4 mijë metra.
Autoritetet atje kanë frikë se situate mund të përkeqësohet për shkak të shpërthimit të magmës. Alarmi është në nivelin maksimal dhe brenda rrezes 10 km nga vullkani nuk ka mbetur asnjë person.
Në Bali aktualisht ka nisur sezoni i shirave dhe vullkani pritet ta përkeqësojë situatën. Kjo pasi lumenjtë me baltë dhe hi vullkanik, të përzier me ujë, mund të kthehen në kërcënim serioz.
Autoritetet i frikësohen përsëritjes së tragjedisë së vitit 1963, kur për shkak të këtij vullkani humbën jetën 1600 persona.



