Dogjani: Është koha për ndryshim të vërtetë, “Partia Mundësia” ndëshkon burokracinë dhe fuqizon xhepin e qytetarit duke kursyer 1 miliard € (Video)

Dogjani: Është koha për ndryshim të vërtetë, “Partia Mundësia” ndëshkon burokracinë dhe fuqizon xhepin e qytetarit duke kursyer 1 miliard € (Video)

Kandidati për deputet i qarkut Tiranë, i renditur i katërti në listë nga Partia “Mundësia”, Dorjan Dogjani, tha se pas një eksperience të gjatë në sektorin privat, erdhi momenti të japë kontributin e tij për atdheun.

Në këtë intervistë për MCN TV, Dogjani deklaroi se Partia “Mundësia” synon të marrë deputetë në të gjitha qarqet e mëdha të vendit, me objektivin për të krijuar një grup parlamentar të vetin.

Drupal Ad

Ai theksoi si pikë të fortë të partisë faktin që “Mundësia” përfaqësohet nga njerëz të rinj dhe profesionistë, një ekip i pastër, pa lidhje me korrupsionin dhe me eksperiencë reale në ekonomi, menaxhim dhe drejtim.

Dogjani përjashtoi mundësinë e bashkëpunimit pas zgjedhjeve me ndonjë nga partitë e mëdha, duke nënvizuar se ato kërkojnë vetëm rotacion, ndërsa “Mundësia” kërkon ndryshim.

Kur iu bashkova Partisë Mundësia, ishim një grup i vogël njerëzish. Besimi tek kryetari i partisë më bëri të jem këtu ku jam sot. Në momentin që u bëra prind, mendova se ishte koha të bëj diçka jo vetëm për familjen time, por edhe familjet shqiptare. Ne nuk japim premtime të parealizueshme si partitë e tjera; ne premtojmë vetëm ato që dimë dhe mund të bëjmë më mirë. 

Ai theksoi se pika më e fortë e partisë është se përbëhet nga njerëz të pakorruptuar.

“Do të reduktojmë koston e administratës publike, do të kursejmë 1 miliard euro dhe këto kursime do të investohen: gjysma për shëndetësinë arsimin dhe pensionet ndërsa gjysma tjetër për të mbuluar uljen e taksave.”

Dogjani shtoi se pjesë e programit të partisë është edhe reduktimi i burokracisë në administrate.

“Sot në shumë sektorë ka pozicione pune të mbushura nga njerëz të papërgatitur, të pakualifikuar, të paaftë. Ky realitet çon në një shërbim të dobët ndaj qytetarëve. Ne synojmë meritokracinë, që çdo qytetar të marrë shërbimin që meriton.”

Në vijim, ai theksoi: “Në qendër të programit tonë kemi qytetarin, familjen shqiptare dhe synimin për të rritur mirëqenien e tyre. Nëse ekziston vullneti, çdo gjë është e mundur.”

Dogjani tregoi se gjatë takimeve me qytetarët ka vënë re vështirësitë e mëdha ekonomike që ata përjetojnë.

“Ka shumë njerëz që nuk arrijnë të mbyllin muajin. Statistikat tregojnë që jemi vendi më i varfër në Ballkan, ndërkohë që qeveria aktuale nuk bën asgjë për ta ndryshuar këtë realitet.”

Ai i bëri thirrje qytetarëve të mos kthejnë kokën nga e vjetra:

“Duhet të besojmë tek të rinjtë, sepse ata janë e ardhmja. Ne çdo ditë takojmë njerëz të zhgënjyer nga qeveria dhe opozita aktuale. Kjo na jep më shumë forcë për të ecur përpara.”

Sipas Dogjanit, Partia “Mundësia” është ndërtuar nga njerëz me ideale dhe pasion për ndryshim.

“Prioriteti ynë është ekonomia. Shumë tregues negativë, si rënia e lindshmërisë, janë pasojë e përkeqësimit të mirëqenies ekonomike. Ne kërkojmë një shtet më të vogël, më eficient, pa burokraci dhe pa favore për monopolet, që i jep frymëmarrje sipërmarrjes së lirë.”

Lidhur me pritshmëritë për zgjedhjet, Dogjani tha:

Sipas sondazheve ndërkombëtare, Partia ‘Mundësia’ rezulton me 10% mbështetje në rang kombëtar, ndërsa sondazhet brenda vendit na nxjerrin me 7%. Megjithatë, nga terreni, ndjejmë një mbështetje që i kalon këto shifra.”

Ai theksoi se partia synon të ketë deputetë në çdo qark të madh dhe të krijojë grup parlamentar të vetin.

“Nuk do të bashkohemi me askënd. Forcat ekzistuese duan vetëm rotacion. Ne duam ndryshim dhe do të bëjmë luftën më të ashpër për ta arritur këtë.”

Në fund, Dogjani tha se është i surprizuar nga interesimi i madh i qytetarëve për partinë:

“Shumë njerëz të zhgënjyer nga politika e vjetër, po na bashkohen. Ata e shohin ‘Mundësinë’ si një parti shprese dhe besojnë tek energjia dhe idealet tona.”

Ai përfundoi duke thënë:

Ne kemi përzgjedhur njerëzit më të mirë si drejtues politikë. Në qarqet e mëdha, ku ka 8 ose 10 mandate, ne do të sigurojmë përfaqësim.

Ekipi ynë përbëhet nga profesionistë të lirë, akademikë, sipërmarrës dhe qytetarë të ndershëm. Ne jemi e djathta e vërtetë.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy