Në kohën që opozita po përgatitet në Tiranë për protestën e radhës në 13 maj, duket se ish-ministrja e Integrimit dhe deputetja e PD, Majlinda Bregu ka dalë kundër linjës së kreut demokratë Lulzim Basha.
Bregu është parë sot në krah të ish-ministrit Bledi Çuçi në Gjirokastër në një aktivitet për Ditën e Europës, ku ishte i pranishëm edhe kryeministri Rama.
Mjalinda Bregu ka qenë në reshtin e parë, duke dëgjuar fjalën e kryeministrit, ndërkohë që Partia Demokratike prej gati 80 ditësh po proteston duke kërkuar largimin e kryeministrit dhe krijimin e qeverisë teknike.
Pak ditë më parë, Bregu doli kundër Bashës për bojkotim të zgjedhjeve.



