Prej gati një jave në Poloni gratë po protestojnë kundër një vendimi të gjykatës kushtetuese që thuajse ndalon plotësisht abortin, që do të lejohet vetëm në raste specifike.
Kjo protestë u përsërit edhe të mërkurën me gratë që protestuan në shumë qytete të vendit, që kulmoi me atë që ndodhi jashtë parlamentit në kryeqytetin e vendit, në Varshavë.
Vendimi i gjykatës nxjerr jashtë loje ligjin e abortit për shkak të defekteve të rënda shëndetësore.
Një sondazh i kryer të mërkurën tregoi se 59% e polakëve nuk ishin dakord me vendimin e gjykatës kushtetuese. Aborti tani është i mundur vetëm kur gjendja shëndetësore e nënës është në rrezik ose në raste përdhunimi ose inçesti.



