Greqi, 21 të infektuar me autobus nga Izraeli

Greqi, 21 të infektuar me autobus nga Izraeli

Athina ka njoftuar 21 raste të reja të koronavirusit, që ishin të gjithë pasagjerë në të njëjtin autobus nga Izraeli.

Ministria izraelite e shëndetësisë konfirmoi se kishte mësuar se anëtarët e një grupi turistësh grekë që vizituan Izraelin midis 19 dhe 27 shkurt u zbuluan se ishin pozitivë për koronavirusin pasi janë kthyer në shtëpi, thotë Ansa. Ministria shtoi se ata turistë vizituan gjithashtu edhe territoret palestineze. Sipas burimeve të shtypit palestinez, ata kaluan nëpër Betlehem, ku sot është shpallur një urgjencë mjekësore. Izraeli dhe Autoriteti Kombëtar Palestinez po shkëmbejnë informacione për të rindërtuar në detaje të gjitha lëvizjet e atij grupi, detaje të cilat do të njoftohen në orët e ardhshme për të përcaktuar se kush duhet të hyjë në karantinë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy