Çani: Pika e dobët e Mukës në këtë fushatë është Vangjush Dako

Çani: Pika e dobët e Mukës në këtë fushatë është Vangjush Dako

Analisti Arjan Çani tha në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN se pika e dobët e kryetarit të koalicionit “Shtëpia e Lirisë”, Ardian Muka, është Vangjush Dako.

Duke iu referuar disa fotove të publikuara në media, ku Dako shihej teksa bënte fushatë për kandidaten e PS-së në Durrës, Çani pyet nëse kjo “është lojë e humbur”.

Pjesë nga intervista:

Çani: Përveç pikave të forta që mund të ketë Muka, pika e dobët e kësaj fushate e Mukës është Vangjush Dako. Edhe pse ai është shpallur non grata, ai kurrë nuk është përjashtuar nga partia e Ramës. Ai është kapur në foto dhe ka dalë në media sesi drejtonte fushatën e PS në Durrës. Pyetja ime për Mukën është: A je koshient që në fushatë nuk ke përballë as Hotin e as Sakon, por Vangjush Dakon?

Muka: Besoj shumë që aleanca me qytetarët do të bëjë dallgën.  

Çani: Dako ka njerëz dhe lidhje, duke marrë parasysh këto, mos ndoshta kjo është një lojë e humbur që në fillim?

Muka: Simboli i pathyeshmërisë do marrë fund në 6 mars.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy