Big Brother/ Tushi: Eksperiment social, përpjekje emancipuese për të lëvizur kufirin mes të lejuarës dhe të palejuarës

Big Brother/ Tushi: Eksperiment social, përpjekje emancipuese për të lëvizur kufirin mes të lejuarës dhe të palejuarës

Sociologu Gëzim Tushi, për Big Brother Vip thotë se është një nga ngjarjet sociale më dominante, rreth të cilit ka shumë fanatizëm dhe pro dhe kundra.

Në emisionin “Arnautistan” në MCN Tv, ai e cilësoi si një eksperiment social ku secili nga njerëzit ka pritshmëritë e tij dhe ka një lloj vaniteti dhe varësie ky spektakël e ka caktuar në kategori të caktuara.

Grupet pro dhe kundër janë ndarë sepse kanë pritshmëri të ndryshme. Ky është eksperiment social dhe nuk mund të kërkosh paradigma sociale.

Është një eksperiment që është aplikuar shumë nga vitet ’70-të e këtej me qindra herë, me studentë e kategori të tjera.

Këto eksperimente kanë një përpjekje emancipuese për të lëvizur kufirin mes të lejuarës dhe të palejuarës në një moment të caktuar.

Të zhvilluara ato ngjarja në hapësirën e ngushtë dhe me rivalitete, krijon probleme.

Vëllai i Madh, që Oruell e quan diktator që dikton lojën, ndoshta mund të ndërhyjë më mirë në tematikën e diskutimeve.

Bisedat janë spontane, por Vëllai i Madh ka mundësi të ndërhyjë dhe të hapë një tematikë rreth një problematike të caktuar dhe jo duke e mbajtur vetëm në rivalitetet individuale.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy