Motra e Cristiano Ronaldo, tashmë një influencer Katia Aveiro ka postuar në Instagram një foto të shtëpisë ku ajo dhe Cristiano janë rritur. Ajo ndaj gjithashtu disa detaje nga momentet e vështira që kanë kaluar.
“Kam lindur në një shtëpi të vjetër, krevati im mbahej me tulla e kur isha pak muajshe u kafshova në fytyrë nga një mi, nuk më vjen turp ta them. Falë Zotit, ime më erdhi në kohë, përndryshe tani do të isha shumë më e shëmtuar. Jam rritur në një lagje të varfër e mësova të vlerësoj gjithnjë atë pak gjë që kisha”.

Katia, 43-vjeç është nënë e një vajze 10-vjeçare dhe është martuar më biznesmenin Alexandre Bertoluçi.
Katia ka treguar se vlerat që mamaja e tyre i ka mësuar mbi rëndësinë e solidaritet vazhdojnë ende t’i shoqërojnë ato në jetën e tyre.





