Danimarka do të heqë të gjitha kufizimet e Covid më 10 shtator

Danimarka do të heqë të gjitha kufizimet e Covid më 10 shtator

Danimarka do të heqë të gjitha kufizimet e mbetura për shkak të Covid-19 deri më 10 shtator.

Ministria e Shëndetësisë ka deklaruar se virusi "nuk është më një kërcënim kritik për shoqërinë" për shkak të nivelit të lartë të vaksinimit të vendit.

"Epidemia është nën kontroll, ne kemi nivele rekord vaksinimi", tha ministri i Shëndetësisë, Magnus Heunicke, në një deklaratë të Premten. "Kjo është arsyeja pse ne mund të heqim rregullat e veçanta që kishim për luftën kundër Covid-19."

Ai paralajmëroi se “edhe pse vendi është më mirë tani, epidemia nuk ka përfunduar dhe qeveria nuk do të hezitonte të veprojë shpejt nëse pandemia kërcënon edhe një herë funksionimin thelbësor të shoqërisë".

Danimarka është vendi i tretë më i vaksinuar i BE-së, sipas Our World in Data, me 71% të popullsisë që kanë marrë dy vaksina. Malta është në 80% dhe Portugalia 73%. Mbretëria e Bashkuar ka vaksinuar plotësisht 62% të popullsisë së saj.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy