Duka: Nëse vërtetohet afera me zyrtarin e FBI, 9 vjet qeverisje bien poshtë. Opozita merret me veten, jo me mazhorancën (VIDEO)

Duka: Nëse vërtetohet afera me zyrtarin e FBI, 9 vjet qeverisje bien poshtë. Opozita merret me veten, jo me mazhorancën (VIDEO)

Deputeti Agron Duka, për arrestimin e ish-zyrtarit të FBI-së, Charles McGonigal i cili ka lobuar për interesat ruse dhe ka qenë në zyrat e Kryeministrit shqiptar dhe akuzat se politikanët blejnë ndërkombëtarët për të mbuluar korrupsionin, i sheh si ngjarje që nuk i bëjnë nder Shqipërisë.

Nga studio e MCN Live, ai deklaroi se nuk diskutohet vetëm për këtë rast por dhe raste të tjera dhe mania për ta bërë relative ngjarjen, pasi kështu ka ndodhur dhe më parë.

Në kohën e sulltanit ishte e lejueshme, vezirët çonin dhurata në sy të botës, duke e ditur se po i çonin. Por sot është shkelje ligji.

Përderisa ligji shqiptar e ka që një dhuratë lejohet deri në 1500 euro, nëse është më shumë deklarohet. Nëse janë të vërteta akuzat, ne duhet të bindemi dhe të kemi fakte.

Nuk mund të marrim rolin e gjykatësit, por analizë do bëjnë. Në shkelje të ligjit qeveri të ndryshme janë munduar të përfitojnë duke dhënë para dhe ky është fakt.

Ka dhe raste të tjera ku politikanë shqiptarë krijojnë lobingje me lloj lloj parash.

Nëse nesër vërtetohet nga FBI që realisht Kryeministri i Shqipërisë ka marrë pjesë në një aferë të tillë korruptive, kjo është një aferë e madhe për gjithë Shqipërinë, nëse vërtetohet një aferë e tillë 9 vjet qeverisje bien poshtë.

Kaq diabolik jemi sa të korruptojmë një zyrtar të lartë të FBI? Ka shumë probleme brenda opozitës, sa akoma vazhdojnë debatet se kush është i pari se kush ka vulën.

Më shumë merren me veten e vetë se me mazhorancën. Të kishte qenë një opozitë më e fortë, më normale, në kohën kur unë isha ministër, jo skandale të këtij lloji por edhe më banale, shpërthente parlamenti.

Ne të shkojmë t’i bashkëngjitemi kandidatit për kryetar se nuk kemi asnjë rezultat. Nëse ne do merremi me problemet e opozitës, kam frikë se do dështojmë.

Nëse bashkohemi rreth atij kandidati që është kali që tërheq karrocën nuk them se do fitojmë zgjedhjet vendore, po të paktën të ngjyrosim çik hartën, se është e gjitha rozë, ta bëjmë pak blu.

Këta po e shkatërrojnë ideologjinë vetë, i merr votat kundër qeverisë dhe më tej kalon këtej duke thënë për të mirën e kombit.

Po si mund të kalosh këtej, kur i ke marrë votat kundër qeverisë...

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy