Sulm me raketa në një fshat rus, humbin jetën dy persona

Sulm me raketa në një fshat rus, humbin jetën dy persona

Të paktën dy persona mbetën të vrarë në një sulm me raketa ukrainase në një fshat rus pranë kufirit me Ukrainën. Kështu bëri me dije guvernatori rajonal, Alexander Bogoma këtë të diel në Telegram. 

Disa raketa ukrainase goditën Suzemka-n, një fshat që ndodhet rreth dhjetë kilometra larg kufirit ruso-ukrainas.

Për shkak të goditjes së shkaktuar nga nacionalistët ukrainas, dy civilë u vranë për fat të keq. Një ndërtesë banimi u shkatërrua plotësisht, dhe dy shtëpi të tjera u shkatërruan pjesërisht.

Ditën e djeshme, një sulm me dron shkaktoi një zjarr të madh në një depo nafte në Krime, e aneksuar nga Moska, një ditë pasi Kievi njoftoi se përgatitjet e tij për një ofensivë pranverore kishin përfunduar pothuajse.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy