Zak Topuzi, kryetar i Shoqatës Shqiptare të Turizmit ka folur përmes një lidhje “Skype” për nismën e fundit për vendosjen e kamerave të biznesve në regjistrin Online. Topuzi tha se jo të gjitha bizneset kanë mundësi të instalojnë kamera me cilësi të lartë dhe shtoi se ekziston një ligj që çdo hotel të ketë kamera.
Eksizton një ligj që na detyron ne si hotel dhe institucion për të regjistruar me kamera dhe për t’ia dhënë policisë me vendim të prokurorit të dhënat që kërkon. Bizneset jo të gjithja kanë mundësi të instalojnë kamera me cilësi. Ka pasur probleme me zbatimin e këtij ligji. Për të mos e lënë në dorë të bizneseve, të ketë kontrollin nëpërmjet ligjeve. Nuk është gjë e re, por nuk e di çfarë specifikash do të kërkojë.
Topuzi tha se bizneset e kanë të rëndësishme mbrojtjen e klientëve. Më tej kryetari i Shoqatës së Turizmit tha se nuk e di si do e menazhojë policia këtë situatë.
E rëndësishme është që ne si biznese kemi të rëndësishme mbrojtjen e klientëve. E kemi me ligj kush i shkel dënohet, e sidomos ata që kanë të bëjnë me klientë të huaj. 32 milionë euro gjobë ka paguar një hotel që zbuloi të dhënat e klientëve. Një pjesë e mirë e të dhënvave që merren nga hotelet publikohen më parë nga mediat se nga organet kopetente. Nuk e di si do menaxhoje policia.
Bashkia vendosi një sistem për të kontrolluar taksë e fjetjes, ne e eliminuam këtë sistem dhe Bashkia nuk e plotësoi dot. Vetë institucionet të sigurojnë tranparencë se bizneset është e pamundur të bëjnë këto kontrolle. Hotelet kanë një sistem kamerash që punonjësit mund t’i shohin online por ata nuk mund t’i shohin. Këto i ka një person që ka firmosur një dokument dhe mban përgjegjësi. Në rast se do të detyrohemi do ta bëjmë se s'kemi çfarë të bëjmë.
Topuzi tha nuk ka pasur konsultime dhe se shpreson që situata mos të përdoret për zbulueshmërinë e krimit dhe jo për efekte të tjera.
Jo, deri tani janë konsultuar me ne, me ekspertë IT Mbase. Deri tani ka pasur probleme me cilësinë e kamerave. Kanë kërkuar rezolucion më të lartë, afate. Problemin e shojh që Policia është e përjashtuar nga sistemi i kontrollit të kamëeerave pa vendim të prokurorit. Shpresojmë që situata të mos përdoret për efekte të tjera që në Shqipëri përdoren. Ne e kemi detyrim ligjor që me urdhër të Prokurorisë të japin të dhëna për klientë që vijnë strehohen e kanë probleme me drejtësinë. Ne jemi të detyruar të japim pamje filmike për 2 muaj.
Do të presim të vijë drafti final, dhe nëse do të ketë nevojë për tu konsultuar do të japim dhe ne mendimin tonë.
Përsa i përket Finales së Conferencë League Topuzi tha se është nja ngjarje e rëndësishme për Shqipërinë.
Është ngjarje e rëndësishme dhepikë kulmore për Shqipërinë. Janë gjithë këta njerëz do të shijojnë quytetin, vendin, do të jetë një lëvizje jo thjesht sportive por turistike. Shohim të rinj që kanë ardhur të vizitojnë shqipërinë nga jehona që i është bërë kësaj ngjarje. Ky duket si vit shumë i mirë. Në Evropë po përjetohet temperaturë e korrikut.
Janë 60 mijë persona që do të vijnë në Shqipëri, Shqipëria ktë situatë nuk e ka përjetuar asnjëherë.



