
Policia Rrugore e Tiranës bën me dije se për shkak të punimeve në Unazën e Re ka ngushtim të korsive dhe ngarkesë në qarkullim që kanë shkaktuar radhë të gjata trafiku.
Për momentin, më problem mbetet aksi nga zona e Astirit në drejtim të Pallatit me Shigjeta.
Policia sugjeron që shoferët të përdorin rrugë alternative.
NJOFTIMI
Për shkak të punimeve, në Unazën e Re ka ngushtim të korsive dhe si pasojë e kësaj ka ngarkesë në qarkullimin e automjeteve nga Astiri në drejtim të pallatit me shigjeta, hyrja për në Tiranë.
Policia Rrugore e Tiranës kërkon mirëkuptimin e drejtuesve të automjeteve që të përdorin edhe rrugë të tjera alternative.



