Grupi i hakerave “Homeland Justice” ka njoftuar ditën e sotme se ka kryer sulme mbi infrastrukturën digjitale të institucioneve kryesore të drejtësisë Shqiptare si Gjykata e Lartë, Prokuroria e Përgjithshme, Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë.
Ky grup pretendon se ka hakeruar materiale që do t’i publikoj shumë shpejt, por institucionet e lartpërmendura mohojnë të jenë sulmuar.



