Berisha nuk tërhiqet nga protesta në bulevard: Na autorizon Kushtetuta, Rama do marrë mësimet e duhura

Berisha nuk tërhiqet nga protesta në bulevard: Na autorizon Kushtetuta, Rama do marrë mësimet e duhura

Kreu i PD Sali Berisha ka deklaruar sot se Kushtetuta e autorizon opozitën që të protestojë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Duke iu referuar 6 dhjetorit Berisha shprehet i vendosur të protestojë në bulevard.

Ai thotë se nëse Rama do kërkojë përballje, opozita do përpiqet ta shmangë atë ditë, por t’ia rezervojë kryeministrit në një moment tjetër.

Ne do zbatojmë Kushtetutën. Ne zbatojmë me përpikmëri Kushtetutën. Kemi shpallur protestën tonë në bulevard. Kushtetuta në autorizon të protestojmë në bulevard. Edi Rama kërkon përballje, ne do përpiqemi që ta shmangim atë ditë, por mund t’ia rezervojmë kur të dojë. Ne do bëjmë këtë. Nëse ai kërkon përballje, është puna e tij. Ai i bën llogaritë shumë gabim. Ai e ka kaluar vijën e kuqe. Populli opozitar po përgatitet mirë për t’i dhënë përgjigjen që meriton. Ai ka nevojë për të marrë mësimet e duhura, do marrë mësimet e duhura“.

Berisha përshëndeti protestat në Mal të Zi kundër Ballkanit të Hapur.

Do koordinohemi me opozitën e vendeve të tjera për të groposur sa më shpejt Ballkanin e Hapur.
Ne jemi të përcaktuar përfundimisht vetëm për Procesin e Berlinit. Nuk heq dorë Edi Rama se është vasal, nuk e ka në dorë veten. 
E garantoj se nëse do të tentojë të mblidhet këtu, do ketë protestat më të fuqishme. Edhe ata dy të tjerët i paralajmëroj, të mos vijnë në Shqipëri për Ballkanin e Hapur. Për marrëdhëniet bilaterale nuk kemi gjë, edhe pse Aleksandër Vuçic e ka vendin në Hagë".

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy