Stuhia “Ida” i merr jetën 45 personave në SHBA

Stuhia “Ida” i merr jetën 45 personave në SHBA

Presidenti Joe Biden tha se nevojiten “investime historike” për t’u përballur me krizën klimatike, pasi verilindja e SHBA-ve u trondit nga përmbytjet dhe tornadot që i morën jetën 45 personave.

SHBA po përballet me shkatërrim të lidhur me klimën në të gjithë vendin dhe trajtimi i saj është "çështje jetë a vdekje", tha presidenti.

New York City dhe New Jersey pësuan përmbytje të mëdha. Disa banorë u bllokuan në bodrumet dhe makinat.

Presidenti Biden ka shpallur gjendje emergjence si në New Jersey ashtu edhe në New York, duke u mundësuar të dy shteteve të marrin fonde për të ndihmuar banorët.

Ndikimi i ndryshimit të klimës në shpeshtësinë e stuhive është ende i paqartë, por ne dimë se rritja e temperaturave të sipërfaqes së detit ngroh ajrin sipër dhe vë më shumë energji në dispozicion për të nxitur uragane, ciklone dhe tajfune. Si rezultat, ato ka të ngjarë të jenë më intensive me reshje më ekstreme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy