Një djalë i ri në Durrës ka humbur jetën tragjikisht gjatë mesditës së të shtunës duke rënë nga pallati.
Bëhet fjalë për një 22-vjeçar i cili ka humbur jetën si pasojë e rënies nga ballkoni i banesës ku jetonte
Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.3 të qytetit bregdetar, ndërkohë që nuk dihen ende shkaqet.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po heton për të hedhur dritë mbi gjithë sa ka ndodhur.
Njoftimi i policisë
Në lagjen nr. 3, Durrës, dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga kati i tetë i pallatit ku banonte, shtetasi K. T., 22 vjeç, i cili si pasojë ka humbur jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje.



