Këtu ndodhemi në Kuç të Vlorës, fshati plot histori i Labërisë, i cili ka luftuar kundër çdo pushtuesi që ka kaluar në këto anë ndër shekuj. Disa kuvende janë zhvilluar në Kuç ku më i rëndësishmi është ai ballkanik kundër perandorisë osmane i vitit 1712.
Atë që nuk mundën ta bëjnë pushtuesit për qindra vjet që të largonin nga aty banorët e ka bërë politika shqiptare e tranzicionit. Në 30 vite demokraci fshati ka humbur shumë nga shkëlqimi i dikurshëm dhe panorama bëhët më e trishtë pasi pjesa më madhe e banorëve janë larguar nga aty.
Thujase 2/3 e banorëve kanë iku për shkak të mungesës së investimeve pasi edhe rruga e lumit të Vlorës përfundoi vetëm në vitin 2022.
Por bashkë më rrugën në Kuç erdhi një problem tjetër i cili rrezikon që të largojë edhe ata pak banorë që kanë mbetur aty.
Këto pamje të duket si një tjetër kuvend që po mbahet në Kuç kundër ndonjë pushtetuesi por jo.
Të paktë në numër disa burraj janë mbledhur për të kundërshtuar një projekt që u merr burimet ujore për ti dërguar ato në resortet turistike që po ndërtohen në bashkinë Himarë.
Nuk jemi që Himara most ë marrë ujë. Por këtë ujë nuk e merr Himara ky ujë shkon në palasë në resortet e atyre të mëdhenjve, oligarkëve- Mit'hat Balili, banor i Kuçit
Banorët ia ngritën shqëtesimet një grupi ekspertësh shqiptarë dhe të huaj mbi këtë projekt të finacuar një pjesë nga Qeveri Shqiptare dhe pjesa tjetër nga banka gjermane KFV. Ndërsa zbatues është Fondi Shqiptarë i Zhvillimit. Këtë vendim banorët e morën pasi pushteti lokal dhe ai qëndror nuk kanë ndërmend të tërhiqen nga ky projekt dhe duan që shqëtësimin e tyre ti ngrene në nivel ndërkombëtar.
Rreth 18 kilometra tub janë duke u shtrirë në një zona e cila pjesërisht është ne parkun kombëtar të Vjosës shpallur vetem një vit më parë dhe një pjesë tjetër zonë e mbrojtur të pyllit të Zercit.
Kjo po ndodh me financues gjermanë, kompani austriake që po e ndërtojnë, kompani gjermane që e planifikuan, kjo është e papranueshme. Ne do të punojmë për ta ndaluar këtë. Une jam i bindur se nëse ky projekt i ujësjellësit behet realitet, atëhere Shushica do të përjashtohet nga Parku Kombëtar, sepse nuk është më Park. Kjo do të thotë qe banorët e zonës nuk do të përfitojnë nga ekoturizmi. Ne do te jemi të lumtur, besoj bashke me shume e shume taksapagues gjermanë që aktualisht po financojnë këtë ujësjellës, që do te jenë të lumtur të kêrkojmë për alternativa ujore për bregdetin jonian. Jam i bindur se ka një alternativë. Nuk kemi përse te shkatërroni këtë pjesë te Parkut Kombetar, mund t'a kemi kete kompleks, dhe të gjejmë zgjidhje të tjera për bregdetin - Ulrich Eichelman - River Watch
Por prekjen e ketyre parqeve do ti trajtojmë pak më poshte pasi do të fokusohemi fillimisht tek ndikimi që do të ketë në këtë komunitet nëse ndërtimi do të përfundojë ashtu siç është planifikuar.
Nga ky projekt nuk preket vetëm fshati Kuç pasi ekspertët mjedisore dhe banorët na sqarojnë se marrja e këtyre burimeve do të ndikojë në të gjithë rrjedhën e lumit Shushicë. Janë 30 fshatra të kësaj lugine të shtrira në tre njësi admnistrati Kuç, Kotë dhe Brataj të cilëj janë pjese e bashkive Himarë dhe Selenicë.
Banorët kanë shqëtësimin se pas futjes së ujit në tuba kjo gjë do të jetë katastrofë për fshatin duke sjellë ndikim të madh në jetën e tyre.
Marrja e burimit të Lepushës aty ku fillon dhe lumi Shushicë parashikohet ti shërbeje qytetit të Himarës dhe fshatrave rreth saj për tu garantuar furizimin me ujë. Por ironia më e amdhe në të gjithë këtë hsitori është se vetë banorët e Kuçit nuk kanë ujë të rrjedhshëm në shtëpitë e tyre 24 orë, edhe pse burimi është vetëm 1 kilometrë larg.
Një prej banorëve nga tregon se ka jetuar për shumë vite jashte vendit dhe vendosi të kthehej sërish në vendlindje. Djemtë e tij kishin menduar që të investonin dhe të jetonin aty, por pas marrjes së uji tata janë kthyer në Gjermani.
Në këtë takim nuk kanë qënë vetëm banorë të Kuçit pasi futja e burimeve në tuba do të ndikojë në Gjorm,Bratja dhe të gjithë fshtratat buze Shushicës.
Kjo është ana sociale nëse burimet devijohen duke ndikuar direkt ne jetët dhe ekonomitë e mijëra familjeve që jetojnë në këtë luginë. Ndikimi tjëtër është mjedisor , ku shkencëtarë thonë flora dhe fauna do të kenë demtime pasi largohen nga shtrati i lumit sasi të mëdha ujore.
Një projekt i tillë ka nevojë dhe për konsultim me banorët e zonës gjë e cila nuk ka ndodhur sipas banorëve dhe ekspertëve. Për këtë asrye ata kanë nisur një beteje ligjore në gjykatën administrative të Tiranës duke kundërshtuar vendimin e ndikimit në mjedis.
Sipas eskpertëve projekti ka nisur planifikimin në vitin 2019 me studimin e fizibilitetit dhe ka vijuar me një sërë takimesh konsultative të mbyllura kryesisht me autoritetet përkatëse.
Gjatë vitit 2020 është përgatitur Vendimi i Ndikimit në Mjedis dhe gjithashtu sipas Raportit të VNM është zhvilluar një “Plan i Angazhimit të Palëve të Interesit” përmes të cilit raporti i VNM-së dhe rezultatet e tij janë konsultuar me palët përkatëse të interesit. Banorët dhe organizatat mjedisore kanë kërkuar procesverbali i këtyre mbledhjeve është kërkuar por deri më tani nuk ka asnjë dokument të dërguar nga Agjensia Kombëtare e Mjedisit.
Në 5 maj 2021 AKM lëshoi Lejen Mjedisore bazuar në VNM Paraprake. Kjo do të thotë që projektit i është dhënë e drejta për të vazhduar me zhvillimin pa një Vendim Ndikimi në Mjedis , të plotë.
Pavarësisht kësaj projekti ka filluar ndërtimin në film të vitit 2023 dhe brenda vitit punimet kanë avancuar shumë. Siç shihet në pamje punohet me intensitete të lartë pa marrë parasysh se po punohet në një zona të mbrojtur.
Përvec marrjes së ujit për furnizuar banorët e bahskisë himarë ky proejekt parashikon edhe ndërtimin e dy HEC-ve të vegjel ngritur Akoma më shumë dyshime mbi interesat e marrjes e ujit.
Në marsin e vitit të kaluar në nëj ceremoni pompze të zhvilluar në Tepelene qeveria vendosi që të shpallë park kombëtar lumin vjosa dhe tre degët e tij Drinon,Bençën dhe Shushicën. Sipas këtij vendimi shtrati kryesore i Vjosës dhe degët e tij nuk mund të preken nga dora e njeriut aq më tepër të merren burimet ujore nga aty me qëllim furnizmin me ujë apo ndërtimin e hidrocentraleve.
Jam këtu për të ndjekur grupin e shkencëtarëve, për të vizituar Shushicën, për të krijuar një qartësi nga perspektiva ime se kjo vepër e Ujësjellësit të Shushicës është krejtësisht e papranueshme, është e bazuar në të dhëna të rreme, leja gjithashtu, po ashtu marrëveshja me financuesit gjermanë, të bazuar në të dhëna të gabuara apo të pamjaftueshme. Ne ishim shumë të lumtur që më pak 1 vit më parë arritëm të realizonim një nga projektet më të mëdha të ruajtjes së natyrës në Europë: shpalljen e Vjosës Park Kombëtar. E gjithë idea e këtij stili të ri të Parkut Kombëtar është qe të ketë të gjithë sistemin e lumenjvè të mbrojtur, dhe jo vetëm pjesë të tij. Pra i gjithe sistemi, edhe Shushica, Bënça, Drinos, Kardhiq etj. Kjo ishte ajo që njerezit nga e gjithë Europa dhe Shqipëria festuan dhe kam marrë shumë reagime pozitive për këtë. Por në më pak se një vit ata po përpiqen ta shkatërrojnë Parkun Kombëtar, pjesë - pjesë kjo nuk shkon. - Ulrich Eichelman - River Watch
Por po ndodh krej e kundërta burimi i Lëpushës sipas eskpertëve ndodhet ne zemër të zonës s ëmbrojtur dhe një proejkt i tilli nuk mund të zhvillohet edhe pse leja është marrë përpara se zona të shapllej park kombëtar.
Për të mbeshtetur kauzën e këtyre banorëve por edhe mbrojtur parkun kombëat të Vjosës në Kuç ishin edhe tre shkencëtar nga Austria dhe Gjermani të cilët kanë dhenë ndihmën e tyre të vyer në shaplljen park kombëtar të Vjosës për shkak të angazhimit të tyre në nivele shumë të lartë. Me ndihmën e tyre ata arritën të sensibilizojnë poltikanë në bashkimin europian dhe figura më ndikim mjaft të madh në arenen ndërkombëtare duke përfshirë edhe aktorin Leonardo Dicaprio.
Duhet ta bëjmë projektin e ditur dhe të dukshëm në Europë. E gjithë Europa e festoi shpalljen e Parkut të parë Kombëtar, ishte kudo nē media, dhe ne do te sigurojmë që njerëzit ta dinë se parku është në rrezik. Ne do të bisedojmë me ministritë në Gjermani që janë të përfshira se cilat mund të jenë hapat e tyre. Një nga hapat më logjik që mund të ndërmerret është të behet një vlerësim i ndikimit. Tjera është konsultimi me banorët e zonës pasi nuk ka pasur asnjë konsultim, njerëzit nuk e dinin se do të ndërtohej kjo veper. E treta është për të gjetur të tjera alternativa për bregdeti - Ulrich Eichelman - River Watch
Banorët dhe orgnaizitata kanë tre kërkesa ndalimin e punimeve ,të zhvillohet edhe njëherë një proces sipas kërkesave ligjore për hartimin e VNM-së dhe konsultimin me komunitetin dhe publikun. Gjithashtu të rishikohen dhe studiohen burime alterative për Ujësjellësin e Himarës pa ndërhyrë në Parkun Kombëtar të Vjosës për të shmangur cënimin dhe për rrjedhojë shkatërrimin e tij.



