Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti para fillimit të mbledhjes së kryesisë qendrore ka deklaruar se shanset për arritjen e një marrëveshjeje janë shumë të vogla.
“Shqyrtojmë opsionin të ngelemi në opozitë”, deklaroi Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së, transmeton Alsat.mk
Sipas tij, akoma nuk është arritur marrëveshje se vallë do t’i jep apo jo firmat e deputetëve kreut të LSDM-së, Zoran Zaev, që të mund ai të marr mandatin nga presidenti Gjorge Ivanov.
