Armin Laschet gati të largohet nga drejtimi i CDU pas humbjes elektorale

Armin Laschet gati të largohet nga drejtimi i CDU pas humbjes elektorale

Udhëheqësi konservator i Gjermanisë, Armin Laschet, ka thënë se është gati të japë dorëheqjen si kreu i Unionit Kristian Demokratik (CDU) më pak se dy javë pas zgjedhjeve.

60-vjeçari tha se do të kërkonte një kongres special të CDU për të përcaktuar "të ardhmen dhe riorganizimin" e udhëheqjes së partisë.

Laschet ka marrë përgjegjësinë personale për rezultatin më të keq elektoral të konservatorëve (24,1%) në historinë moderne gjermane.

Njoftimi, të cilin shumë e prisnin, erdhi pasi Social Demokratët të cilët përfunduan të parët në votimin e 26 shtatorit vendosën të vazhdojnë bisedimet paraprake javën e ardhshme me të Gjelbrit dhe FDP-në e tregut të lirë me qëllim formimin e një partie tre-palëshe koalicioni.

Sipas gazetës Bild, kongresi i jashtëzakonshëm i CDU -së mund të mbahet në dyjavorin e parë të dhjetorit në Dresden.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy