Detaje të reja janë zbuluar nga ngjarja e rëndë në Shkodër, ku një e mitur 9-vjeç u gjet e pajetë pasi u vetëmbyt në ujërat e lumit Buna. Dyshohet se edhe nëna e saj, Alma Arrizi bashkë me dy fëmijët e tjerë kanë pësuar të njëjtin fat.
Menjëherë pas njoftimit se Alma Arrazi dhe 3 fëmijët janë zhdukur, motra e saj ka thënë në Policinë e Shkodrës se ajo dhunohej barbarisht nga burri i saj.
Dëshmia e saj, por dhe shenjat e dhunës në trupin e vogëlushes që u gjet e mbytur i krijuan bindjen policisë për ta vënë në pranga Erdgys Arrizin për veprën penale të “Shkaktimit të vetëvrasjes”.



